Tensionet dhe sulmet ndaj Izraelit, Libani ndalon aktivitetet ushtarake të Hezbollahut: Janë akte të paligjshme!

Mar 2, 2026 | 12:58

Qeveria e Libanit i ka cilësuar aktivitetet ushtarake të Hezbollahut janë “akte të paligjshme” dhe i ka kërkuar grupit të dorëzojë armët e tij.

Nawaf Salam

Kryeministri Navaf Salam deklaroi kundërshtimin absolut të çdo veprimi ushtarak të nisur nga territori libanez jashtë kornizës së institucioneve legjitime.

“Ne i ndalojmë aktivitetet ushtarake të Hezbollahut dhe e kufizojmë rolin e tij në sferën politike, dhe kërkojmë që institucionet ushtarake ta zbatojnë këtë”, tha Salam.

Salam riafirmoi angazhimin e qeverisë për një armëpushim të arritur me Izraelin në vitin 2024 dhe për rifillimin e negociatave.

Kjo lëvizje vjen pasi Izraeli tha se goditi vende të lidhura me Hezbollahun në përgjigje të sulmeve me raketa dhe dronë të grupit pas vrasjes së raportuar të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

© Panorama.al

Te lidhura