“Mbroni Ballukun dhe arrestoni Arben Kolën”- Agron Shehaj-mazhorancës: 10 policë e morën zvarrë për t’ju mbrojtur ju! Nuk dilni dot para protestuesve

Jul 27, 2026 | 10:28

Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj ka reaguar për shoqërimin e aktivistit Arben Kola nga forcat e policisë gjatë protestës së sotme para Parlamentit.

shehaj

Nga foltorja e Parlamentit, Shehaj akuzoi mazhorancën se po përdor policinë ndaj protestuesve, ndërsa sipas tij mbron me forcën e kartonëve ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

“Keni arrestuar sot Arben Kolën, 10 policë e morën zvarrë për t’ju mbrojtur ju sepse ai proteston. As këtë nuk e bëjnë dot më tani sepse rrezikojnë burgun. Ndërkohë që kryeministri refuzon të flasë”, deklaroi Shehaj në Kuvend.

Ai vijoi akuzat ndaj qeverisë, duke thënë se masat e larta të sigurisë rreth Parlamentit tregojnë frikë nga përballja me qytetarët.

“Blindoheni këtu sepse nuk dilni dot para protestuesve. Dy muaj protesta”, u shpreh kreu i Partisë Mundësi.

Shehaj kritikoi gjithashtu mbështetjen e mazhorancës ndaj Belinda Ballukut, duke deklaruar se qeveria po e mbron atë përmes shumicës parlamentare.

© Panorama.al

Te lidhura