Tensione para parlamentit, protestuesit heqin gardhin metalik të Policisë dhe afrohen pranë institucionit

Jul 23, 2026 | 9:07

Kanë nisur tensionet e para në protestën që po mbahet përpara Parlamentit. 

Protestuesit kanë hequr gardhin metalik të vendosur në anën pranë qendrës tregtare Toptani të vendosur nga policia. Ata kanë thyer “embargon” e Policisë dhe janë afruar pranë godinës së Parlamentit.

Policia e ka bllokuar rrugën te Kuvendi në të gjitha anët. Edhe në anën te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit, është vendosur një gardh metalik.

© Panorama.al

Te lidhura