Të shtëna me armë zjarri në Universitetin e Karolinës së Jugut, raportohet për dy të vdekur dhe një të plagosur

Feb 13, 2026 | 8:59

Dy persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në një konvikt të universitetit shtetëror në Karolinën e Jugut, një institucion ku studiojnë kryesisht studentë afro-amerikanë.

Screenshot_4-13

Rreth orës 21:15 u raportuan të shtëna në një dhomë të konviktit Hugine Suites, njoftoi administrata e universitetit përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se në kampus u vendos ndalim-qarkullimi për disa orë.

Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera, ndërsa mbetet e paqartë nëse autori i sulmit është arrestuar apo vijon të jetë në arrati.

“Zyrtarët e universitetit nuk kanë konfirmuar ende identitetet e viktimave dhe as gjendjen shëndetësore të personit të plagosur”, thuhej në njoftim.

© Panorama.al

Te lidhura