“Të gjitha bisedat e të korruptuarve janë në duart tona”- ‘Homeland Justice’ sulmon administratën e Kuvendit: A i keni strehuar vrasësit e fëmijëve?! Jemi më afër sesa ju mendoni

Mar 10, 2026 | 13:01

Administrata e Kuvendit ditën e sotme është përballur me një sulm kibernetik në sistemin IT.

kuvendi i shqiperise

Mësohet se e-mailet e administratë dhe të deputetëve janë publikuar në faqen e Homeland Justice në Telegram.

Grupi i hakerave pretendon se ka në posedim të gjitha bisedat e deputetëve shqiptarë dhe korrespondencën e tyre gjatë muajve të fundit.

“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice në Telegram.

sulmi postimi telegram

Kujtojmë që edhe më parë ky grup ka kryer sulme kibernetik. Në vitin 2022  në shënjestrën e sulmeve kibernetike ka qenë edhe portali shtetëror e-Albania.

© Panorama.al

Te lidhura