Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se ai dhe Presidenti Donald Trump bënë “hapa thelbësorë përpara” gjatë takimit të tyre të sotëm, duke theksuar dëshirën e tyre të përbashkët për të ndërtuar paqen, por duke paralajmëruar se nuk do të ndodhë nëse Ukraina detyrohet të dorëzohet.

“Kjo paqe nuk duhet të nënkuptojë një dorëzim të Ukrainës. Nuk duhet të nënkuptojë një armëpushim pa garanci. Kjo paqe duhet të lejojë sovranitetin ukrainas dhe të lejojë Ukrainën të negociojë me palët e tjera të interesit”, tha Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti francez përgëzoi liderin amerikan për “vendimin e tij për të punuar me Presidentin Zelensky dhe për të përfunduar këtë marrëveshje që është kaq e rëndësishme për SHBA-në dhe Ukrainën”.
Ndërkohë Trump tha se ai beson se Macron është dakord me të për “shumë nga çështjet më të rëndësishme“, duke përfshirë se kjo është koha e duhur për t’i dhënë fund luftës.
© Panorama.al











