Takimi inaugurues i Bordit të Paqes, Trump: Ditë e madhe! Kemi bërë punë të jashtëzakonshme në një vit! Disa liderë më kanë ndihmuar

Feb 19, 2026 | 15:43

Presidenti i SHBA, Donald Trump e përshkroi Bordin e Paqes si një projekt të madh dhe të jashtëzakonshëm. Teksa mbajti fjalën e tij në takimin e parë të Bordit të Paqes, Presidenti Trump theksoi se kanë bërë një punë të madhe në një vit.

trumppp

Duke falënderuar liderët që janë të pranishëm, Trump tha se Bordi i Paqes është një fjalë e lehtë për t’u thënë por paqja është e vështirë për t’u provuar. Ai theksoi se kanë zgjidhur 8 konflikte.

“Shumë njerëz po na ndjekin, duke qenë se kemi një grup të madh liderësh edhe ata që nuk janë këtu. Shpresoj që po e shijojnë. Vlerësim për anëtarët e medias.

Ky është quajtur Bordi i paqes, është fjalë e lehtë për tu thënë por e vështirë për t’u provuar paqja. Disa nga liderë më kanë ndihmuar në vitin e parë të punës kemi zgjedhur plot luftëra. Kam menduar se do të ishte më e lehtë, por është më e vështira.

E vlerësoj shumë që jeni këtu, jeni liderë të mëdhenj. Janë të gjithë krenarë për të, kemi ndërtuar në mandatin tim të parë vendin tonë në një pikë SHBA s’e ka parë më parë.

Pra suksese që u arritën në fillim më thanë se nuk mund të realizohej as për 4 vjet, por në fakt u arrit për një vit. Bordi është një nga gjërat më të mëdha. Jemi përfshirë me njerëzit që janë këtu për ti dhënë fund luftërave.”, u shpreh Trump.

© Panorama.al

Te lidhura