Sulmi kibernetik në Postën Shqiptare, ministri i Pushtetit Vendor: Nuk ka informacione të inkriptuara! Shërbimi vijon normalisht

Mar 26, 2026 | 10:45

Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj Postës Shqiptare.

ervin demo

Sipas tij, nuk ka indicie për informacione të inkriptuara, ndërsa deklaroi se puna në institucionin e Postës Shqiptare vazhdon normalisht.

Po ashtu, Demo u shpreh se është duke u zhvilluar një analizë nga Autoriteti i Kibernetikës, AKSHI dhe ekspertë të postës dhe do të nxjerrin edhe një raport përfundimtar.

LEXO EDHE: Pas faqes së Kuvendit të Shqipërisë, “Homeland Justice” hakeron edhe Postën Shqiptare: I kemi të gjitha të dhënat në duart tona!

“Në momentin që flasim është duke u zhvilluar një analizë nga autoriteti i Kibernetikës, nga AKSHI dhe ekspertët e postës shqiptare. Ajo që mund të themi është se shërbimet e postës vazhdojnë normalisht.

Nuk ka të dhëna që ka informacione të inkriptuara, por duhet të presin raportin përfundimtar të këtyre institucioneve. Ajo që dua të nënvizoj është që vetë autoriteti i Kibernetikës i ka kapacitetet që rrit garancinë për sa i takon integritetit të të dhënave publike në institucionet shqiptare. Jo të gjitha institucionet janë të përfshira në ombrellën e këtij institucioni, por Shqipëria ka bërë progres në këtë drejtim në vitet e fundit”, tha ministri Demo.

© Panorama.al

Te lidhura