Nevoja urgjente e Ukrainës për më shumë mbrojtje ajrore do të diskutohet në samitin e NATO-s këtë javë në Turqi, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke reaguar ndaj sulmeve të fundit të Rusisë.
“Mbrëmë, regjimi rus sulmoi përsëri verbërisht civilët nga ajri, me mbi 400 dronë dhe raketa që goditën kryeqytetin [Kievin]. Ukraina ka nevojë urgjente për më shumë mbrojtje ajrore.
Do ta diskutojmë këtë javë në Ankara në Samitin e NATO-s. Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin derisa Rusia t’i japë fund gjakderdhjes”, shkroi Von der Leyen në platformën X.
Sulmi rus gjatë natës me raketa dhe dronë kundër Kievit ka lënë 11 të vdekur, vetëm pak ditë pas sulmit që vrau 30 persona në kryeqytetin ukrainas.
© Panorama.al












