Spiropali takohet në Kopenhagen me homologun danez: Mbështetje maksimale për anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në BE

Oct 30, 2025 | 15:47

Në vijim të vizitës së saj në Kopenhagen të Danimarkës, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit nga Ministri i Jashtëm dhe ish-kryeministri i Danimarkës Lars Løkke Rasmussen.

spiropali

Fokusi i takimit mes dy homologëve ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në kontekstin e Presidencës daneze të BE.

Spiropali deklaroi se “arkitektura e reformave të ndërmarra nga Shqipëria për përafrimim me standardet e BE, njihet dhe vlerësohet si vlerë e shtuar për vetë dinamikat e zgjerimit të Bashkimit Europian”.

Si dy aleatë në NATO, shtoi Spiropali, Shqipëria dhe Danimarka besojnë fuqimisht te angazhimi i përbashkët për një Europë më të sigurtë e më të begatë.

Ministri danez, veçoi rezultatet e Shqipërisë në fushën e mirëqeverisjes dhe progresit demokratik, që e afrojnë vendin me objektivin për anëtarësim në BE.

Më herët, Spiropali u takua edhe me Ministren daneze për Europën, Marie Bjerre.

© Panorama.al

Te lidhura