SPAK sekuestrohen celularin e nënkryetarit të Bashkisë Pukë, ja për çfarë po hetohet

May 26, 2025 | 10:09

Hetimi i krimeve zgjedhore e ka fokusuar punën e Strukturës së Posaçme në mbledhje aparatesh telefonikë të personave të dyshuar që mund të dyshohen për kryerjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve.640-0-1715939557xspak-909Prokurorët e SPAK dje kanë mësy Bashkinë e Pukës dhe me anë të një njoftimi kanë bërë me dije se kanë sekuestruar 4 telefona celularë, prej verifikimit të të cilëve pritet të dalin edhe krimet zgjedhore për të cilat SPAK hyri garant për të mundësuar mosndikimin në fushatë dhe në procesin e votimit.

Por, ajo që bie në sy në këtë gjueti të SPAK për të grumbulluar aparate telefonikë nga ku pritet të certifikohet angazhimi i tyre në këto zgjedhje të kontestuara jo pak nga opozita, i dyshuar si i përfshirë në këtë krim është edhe numri dy i Bashkisë së Pukës. Kjo bashki është ndër të paktat që drejtohet nga opozita në Shqipëri, ndërsa SPAK ka shënjestruar PS subjektit politik që drejtohet nga Tom Doshi edhe Partinë Demokratike, si forcën më të madhe opozitare në vend.

Nuk dihet se cili është dyshimi që lidhet me bllokimin e telefonave në këtë bashki, ashtu siç edhe është ndërhyrë në disa raste të tjera kryesisht në zonat ku ka pasur një dominancë të fortë Partia Socialdemokrate.

SEKUESTRIMI I TELEFONAVE

Dyshimet për krime zgjedhore e kanë çuar këtë të hënë Prokurorinë e Posaçme në Bashkinë Pukë. Me vendim gjykate janë sekuestruar 4 aparate celularë, mes të cilëve edhe ai i nënkryetarit demokrat të Bashkisë, Ndue Suma.

Ai u ndalua nga agjentët e BKH teksa po udhëtonte me makinë afër Durrësit. Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhënie e shpërblimeve dhe premtimeve”, në këmbim të votës, e parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, vepër e cila është kompetencë hetimi nga Prokuroria e Posaçme. Pjesë e këtij procedimi, janë edhe persona të tjerë, që dyshohet se kanë kryer krime zgjedhore gjatë fushatës elektorale. Vendimi për sekuestro është miratuar nga GJKKO me kërkesë të prokurores Manjola Kajana.

Operacioni i fundit të SPAK është në vazhdën e hetimeve dhe procedimeve që kanë nisur për krime zgjedhore, sidomos në qarkun e Shkodrës, ku fokus kanë qenë subjekte të PSD së Tom Doshit, i cili ka fituar 3 mandate në këto zgjedhje. Celulari me vendim gjykate për një hetim të ngjashëm i është sekuestruar pak javë më parë edhe Kristian Shkrelit, kryetarit socialist të Bashkisë së Vaut të Dejës, i dyshuar nga SPAK për blerje votash në favor të Partisë Socialdemokrate.

Në kuadër të hetimit për korrupsion zgjedhor, SPAK ka sekuestruar dhe celularë në disa bashki e komuna ku ka pasur dyshime se është konsumuar kjo vepër penale. Vendime për sekuestro janë bërë në bashkitë Korçë, Shkodër, Durrës, Kavajë, Dibër, Kukës, Fier, Elbasan, Belsh, ku u bë me dije se në total numërohen mbi 100 celularë të sekuestruar, ndërsa numri i procedimeve të regjistruar sipas SPAK është afërsisht 47 të tilla, por ende nuk dihet se kush janë të proceduarit.

 

© Panorama.al

Te lidhura