Belinda Balluku është shfaqur sërish në publik pasi maxhoranca socialiste, me votat e saj në Kuvend, refuzoi t’i hiqte imunitetin e deputetes dhe për t’i hapur rrugën drejtësisë për ta arrestuar për shkeljet me tenderat.
Ish zv kryeministrja po merr pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste që po zhvillohet sot në Durrës. Siç shihet nga pamjet, ish numri dy i qeverisë hyn benda godinës e shoqëruar nga Blendi Klosi.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit tëBallukut, kërkesë që socialistët e rrëzuan, duke penguar drejtësinë që të japë një masë më të rëndë sigurie.
Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur për shkelje të barazisë me tenderin e tunelit të Llogarasë, por SPAK po heton edhe disa procedura të tjera tenderuese që ish ministrja dyshohet se ka kryer shkelje.
Ajo u shkarkua nga detyra e zv kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë më herët nga kryeministri Rama.
© Panorama.al











