VIDEO- “S’kam shans për në SPAK”- Gjyqi për shpifje, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

Mar 25, 2026 | 9:32

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është paraqitur në orët e para të kësaj të mërkure në ambientet e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për zhvillimin e një seance gjyqësore për shpifje.

Braçe është parë të futet në ambientet e GJKKO, ndërsa gazetarë dhe operatorë të pranishëm e ngacmuan, duke e pyetur se “do të shkonte në SPAK apo GJKKO?”

Mes humorit, ligjvënësi socialiste tha se “s’ka shanse”, duke lënë të kuptohet se “nuk ka punë me SPAK”.

© Panorama.al

Te lidhura