Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në fshatin Balldren i Vjetër, në Lezhë.
Siç raporton News24, lënda plasëse ka shpërthyer në një sipërfaqe toke në pronësi të anëtarëve të fisit Nikulaj.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk janë shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para për dokumentimin e ngjarjes.
Në kuadër të hetimeve, është shoqëruar një person i dyshuar, ndërsa po vijojnë verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 09:55, jemi njoftuar se në fshatin Balldren i Vjetër, Lezhë, në një terren të hapur në orët e para të mëngjesit ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, pa shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore. Në lidhje me këtë ngjarje, është shoqëruar 1 shtetas i dyshuar dhe po kryhen veprime të mëtejshme për sqarimin e rrethanave. Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të të dy ngjarjeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
© Panorama.al












