VLORË- Policia e Vlorës ka ndaluar tre zyrtarë të administratës publike, të akuzuar për korrupsion. Sipas të dhënave të para mësohet se të ndaluarit janë punonjës të Postës Shqiptare të qytetit dhe akuzohen për falsifikim dokumentesh.
Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Bernard Haxhi, Osman Sulaj dhe Yllka Gjondeda të cilët dyshohen se kanë përvetësuar një sasi parash për të falsifikuar dokumente të personave të vdekur.
Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.
© Panorama.al












