Shkup, Rama: Maqedonasit, barbarë primitivë

Dec 5, 2011 | 12:26

SHKUP- “Të arrestosh dikë vetëm pse ka vizatuar harta në mënyrë paqësore pa demonstruar dhunë është e pakuptimtë”. Kështu ka deklaruar kreu i opozitës shqiptare, Edi Rama në një intervistë ekskluzive për ALSAT M. Televizioni ka lançuar intervistën me Ramën në edicionet informative të orës 16, 19 dhe 23.

Sipas, ALSAT M, Rama në këtë intervistë flet edhe për politikat e gabuara të Gruevskit i cili sipas tij nuk dëshiron integrimin e vendit në BE dhe NATO, gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni dhe zhvillimet në Kosovë e Shqipëri.

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, edhe gjatë promovimit të libriot të tij ” Kurban” mbrëm në Shkup i ka quajtur barbarë primitivë maqedonasit për shkak të arrestimit të katër shqiptarëve që vizatuan hartën e Shqipërisë Entike në Tetovë.

“Çdo kush ka të drejtë të vizatojë harta. Mund të vizatojë edhe hartrën e botës dhe të shkruaj kjo është republika ime dhe çfarë të bëjnë ta dërgojnë në Hagë dhe ta akuzojnë për krime kundër gjithë botës? Cfarë janë këta barabarë primitiv, kjo është e patolerushme” tha Rama.

© Panorama.al

Te lidhura