Shfrytëzonin një vajzë të mitur për prostitucion në lokale të marra me qira, përfundojnë në pranga dy shtetase në Sarandë

Feb 24, 2025 | 11:44

Dy shtetase banuese në Sarandë, janë arrestuar nga policia pasi shfrytëzonin një vajzë të mitur për prostitucion. 

Screenshot 2025-02-24 114411

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetaset me iniciale S. O., 42 vjeçe dhe L. D., 39 vjeçe.

Të dyja ato, mësohet se kanë shfrytëzuar për prostitucion 16-vjeçaren në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në Sarandë.

Po ashtu, gjatë kontrollit në lokalet në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

 

Njoftimi i policisë

Vihen në pranga 2 shtetase që shfrytëzonin një shtetase të mitur, për prostitucion.

Sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 2 muajve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u finalizua operacioni policor i koduar “Silent Watch”.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetaset:

S. O., 42 vjeçe dhe L. D., 39 vjeçe, të dyja banuese në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këto shtetase kanë shfrytëzuar për prostitucion, një 16-vjeçare. Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira prej tyre, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, në Sarandë, në të cilat ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

Te lidhura