Serbët arrestuan Veselinoviç, “e shpëtuan” nga KFOR

Dec 21, 2011 | 12:42

Zvonko Veselinoviç, i dyshuari kryesor për sulmin ndaj paqeruajtësve në Veri, personi i akuzuar nga kreu i KFOR-it për plagosjen e ushtarëve të NATO-s, si dhe për aktivitete të tjera  kriminale, është arrestuar dje pasdite nga Policia e Serbisë në rajonin e Kopaonikut. Lajmi u raportua nga agjencitë serbe. “B92” ka shtuar se me të është arrestuar edhe vëllai i tij, Zharko Veselinoviç, i dyshuar edhe ai për aktivitete kriminale në Veri të Kosovës. Ata janë dërguar për t’u marrë në pyetje në Kralevë. Vëllezërit Veselinoviç janë përmendur disa herë si kontrabandistë në Kosovë dhe u morën nga policia serbe, vetëm pak ditë pasi komandanti i KFOR-it, Erhard Dreus, i identifikoi si organizatorë të trazirave në Veri, ku u plagosën edhe shumë ushtarë të KFOR-it.

© Panorama.al

Te lidhura