Samanta Karavello në versionin klas, Adelina Berisha provokon me zhveshjen

Dec 3, 2011 | 13:28

Janë dy këngëtare të reja, dhe që të dyja pëlqehen nga publiku shqiptar brenda dhe jashtë kufijve. Kosovarja Adelina Berisha deri më tani ka provokuar më shumë duke ekspozuar sensualitetin e saj nëpër videoklipe, ndërsa Samanta në këtë drejtim ka qenë pak më e ngurtë duke mos dhënë spektakël me fizikun e saj, edhe pse po flasim për dy këngëtare të reja në moshë. Të përbashkët kanë qasjen ndaj publikut për sa i përket jetës private, ku të dyja janë shumë të rezervuara. Samanta mban fshehur dashurinë e saj, kurse Adelina Berisha ende nuk pranon që është në lidhje me Stinen, me të cilin shihen shpesh në Tiranë apo kur ky i fundit udhëton për ndonjë koncert në Prishtinë. Samanta fotot e saj i ka realizuar te fotografi Renuar Locaj, dhe i ka shfrytëzuar këto imazhe për publicitet të projekteve muzikore të cilat është duke i realizuar, kurse këngëtarja tjetër Adelina Berisha imazhet e saj do t’i përdorë për të qenë imazh i një biznesi të njohur në Kosovë.

© Panorama.al

Te lidhura