Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë të rrisin mbështetjen për mbrojtjen ajrore të vendit, duke kërkuar në veçanti që SHBA të miratojë një licencë për prodhimin e raketave Patriot.
Deklarata e liderit ukrainas vjen pas një prej sulmeve më të rënda të Rusisë ndaj Kievit në javët e fundit.
“Ne gjithashtu po mbështetemi shumë në një vendim të SHBA-së në lidhje me licencimin e Patriot dhe format e tjera të bashkëpunimit. Këto janë llojet e masave që mund ta ndalojnë këtë luftë dhe të parandalojnë sulme të tilla”, tha Zelensky.
Gjatë natës, forcat ruse ndërmorën një sulm masiv me dronë dhe raketa ndaj kryeqytetit ukrainas, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe dëme të konsiderueshme në disa zona të qytetit.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitschko e shpalli të premten ditë zie.
© Panorama.al












