Rrugëtimin e Ligës së Kombeve e nisim nga shtëpia, zbulohen datat dhe oraret kur do të zbresë në fushë Kombëtarja shqiptare

Feb 13, 2026 | 11:53

Shqipëria mësoi dje kundërshtarët që do të ketë në Ligën e Kombeve për sezonin e ri.

kombetarja

Goglat ishin bujare me kuqezinjtë dhe në grup do të jenë Finlanda, Bjellorusia dhe modestët e San Marinos. Sot është publikuar kalendari për datat dhe oraret kur do të zbresë në fushë Kombëtarja.

Ndeshjen e parë e luajmë në shtëpi kundër Bjellorusisë më 26 shtator, 20:45. 3 ditë më vonë kemi transfertën me San Marinon. Kuqezinjtë rikthehen në fushë në 3 tetor ku luajnë në transfertë me Finlandën ndërsa në 6 tetor do të luajmë në shtëpi me San Marinon. Dy duelet e fundit zhvillohen në nëntor, në 12 nëntor presim Finlandën dhe në 15 shkojmë në Bjellorusi.

KALENDARI

Shqipëri – Bjellorusi, ora 20:45, 26 shtator 2026

San Marino – Shqipëri, ora 20:45, 29 shtator 2026

Finlandë – Shqipëri, ora 15:00, 3 tetor 2026

Shqipëri – San Marino, ora 20:45, 6 tetor 2026

Shqipëri – Finlandë, ora 20:45, 12 nëntor 2026

Bjellorusi – Shqipëri, ora 18:00, 15 nëntor 2026

Një risi e rëndësishme e këtij edicioni është ndryshimi i kalendarit ndërkombëtar. Për herë të parë, UEFA ka bashkuar dritaret e shtatorit dhe tetorit në një periudhë të vetme të zgjatur. Kombëtaret do të zhvillojnë katër ndeshje nga 24 shtatori deri më 6 tetor, ndërsa dy takimet e fundit do të luhen në periudhën 12–17 nëntor. Ky format i ri synon të reduktojë ngarkesën e udhëtimeve për lojtarët dhe erdhi pas diskutimeve të gjata me klubet europiane.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura