Rëndohet situata me zjarrin në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter (PAMJE)

Jun 29, 2025 | 17:59

Situata në fshatin Hoshtimë të Vlorës është përkeqësuar pas përhapjes së mëtejshme të zjarrit, i cili po favorizohet nga era e fortë dhe po avancon në zona të tjera të pyllëzuara.

nderhyrje nga ajri

Ndërhyrja nga toka është bërë shumë e vështirë për shkak të terrenit të thyer, çka ka detyruar autoritetet të aktivizojnë ndërhyrjen nga ajri me helikopter, për të vënë nën kontroll flakët.

nderhyrje nga ajri 2

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por situata mbetet kritike dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile.

nderhyrje nga ajri 3

nderhyrje nga ajri 4

nderhyrje nga ajri 5

© Panorama.al

Te lidhura