Rama: Unë punoja me Saliun për të rrëzuar Nanon? Rrenacak pacak

Dec 4, 2011 | 12:14

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka reaguar për deklaratat e kryeministrit, lidhur me librin e tij, “Kurban” Në profilin e tij në Twitter, Rama hedh poshtë deklaratën e Berishës se ata së bashku kanë punuar për të rrëzuar ish kreun e PS-së, Fatos Nano.

“Une punoja me Saliun per te rrezuar Nanon? Aq sa ckam punuar me kete rrenacak pacak per te shkruar ne liber se cfare mendoj per Fatosin”- shkruan Rama në profilin e tij në rrjetin social.

Sipas Ramës, “eshte keqardhje te kesh nje lexues te gjynahte si Saliu qe merret me librin gjithe diten, po nuk thote dot qe e ka lexuar!”.

Rama ka reaguar edhe për gjithë bashkëbisedimi e bërë nga kreu i qeverisë me të rinjtë në Durrës, duke hedhur poshtë deklarata e tij për mirëqenien sociale që karakterizon tashmë shqiptarët, krahasuar me vite më parë.

“8000 dollare per fryme kane shqiptaret sot thote Saliu, sepse nuk jeton ne Shqiperi po ne oborrin e pasurive te vjedhura”- shkruan Rama.

© Panorama.al

Te lidhura