Rama publikon foton e një familjeje emigrante me fletët e votimit në duar: Sa prekëse! Jua shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë

Apr 16, 2025 | 9:06

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm  (16 prill) foton e një familje shqiptare në diasporë, të cilët në duar kanë fletët e votimit për zgjedhjet e 11 majit.

491884429_1225449435617382_8527505868759209566_n

Rama shkruan se fotoja për të ishte aq prekëse dhe frymëzuese, ndërsa shprehet se pret që t’ua shpërblejë me pasaportën europiane.

“Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030 ???️??

Faleminderit me mirënjohje dhe ju’a shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës?”, shkruan Rama.

© Panorama.al

Te lidhura