Rama premton rritje pagash, eksperti në Panorama TV: Kryeministri në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Çfarë e pengoi ta bënte para 5-6 muajsh?!

Apr 8, 2023 | 18:39

Eksperti i Turizmit Leonard Seferi ka folur ditën e sotme për premtimin e kryeministrit Edi Rama për rritje pagash në prag të zgjedhjeve të 14 Majit.

seferi

Ai u shpreh në një intervistë në Panorama TV se ky është një premtim elektoral në kundërshtim të hapur me Kodin Zgjedhor.

Seferi ngriti pyetjen pse nuk është bërë kjo rritje para 5-6 muajsh ose kur socialistët erdhën në pushtet por bëhen pikërisht në fushatë elektorale.

“Është shumë e lexueshme që është një premtim elektoral dhe në kundërshtim me kodin zgjedhor. Nuk jemi kundër rritjes së pagave por çfarë e pengoi qeverinë që këtë rritje pagash ta bënte para 5 ose 6 muajsh ose kur erdhën në pushtet.

Pse vjen kjo rritje me këtë shifër pikërisht në muajin Prill. Te pjesa e realizimit jam i dyzuar në mendim. Por në parashikim të projektbuxhetit për vitin 2023 nuk parashikohet një gjë e tillë. Ose duhet të gjesh një burim tjetër të ardhurash për ta stimuluar. Ose ato para kanë qenë aty por thjesht janë vjedhur dhe tani po shpërndahen si qerasje për pazare elektorale”, deklaroi ai.

© Panorama.al

Te lidhura