Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti foltoren e radhës me demokratët në Durrës.
Berisha në fjalën e tij u ndal edhe tek ekzekutimi i liderit suprem të Iranit, Ali Khameneit, nga raketat amerikane dhe izraelite.
Kryedemokrati theksoi se Rama nuk tha dot një fjalë për eliminimin e Khameneit, se e ndjen në shpirt se është si ai, diktator.
Berisha: Ky Shqipërinë do ta shndërrojë në çifligun e tij për ta vjedhur. Do i përgjigjemi me zemërimin më të fuqishëm. Stina është e demokracisë, e demokratëve. 3 mijë djem dhe vajza vrau Ajatollah Khomeini para një muaji. Nuk tha një fjalë të vetme për ekzekutimin e tij. Pse nuk foli? Kompleksi i diktatorit. E ndjen në shpirt se është si ai diktator. Nuk presim të vijë as Amerika askush tjetër. Jemi mirënjohës, ju e dini që e e bëj me zemër mirënjohjen ndaj miqve që erdhën dhe thanë nëse mbron Belindën nuk ke punë me ne më. Nuk pranojmë një qeveri që del mbi ligjin për të vjedhur. Ja thanë gjermanët. Sado të mbyllësh dyert e Europës, do të të mbyllim në qeli Edi Rama. Do shkosh në burg. As mos u lodh me negociuar.
© Panorama.al











