Rama dhe Berisha me Podcast, Kryemadhi: Kisha një vit e gjysmë që punoja, tani po vras mendjen për diçka tjetër. Kryeministri nuk pranon debat ballë për ballë, e ka të humbur

Apr 8, 2023 | 17:53

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka komentuar kryeministrin Edi Rama dhe ish kryeministri Sali Berisha të cilët kanë hapur Podcast për të komunikuar me qytetarët.

454545454-2-770x398

Ajo u shpreh në News 24 se kishte një vit e gjysmë që punonte për një projekt të tillë por tashmë do të mendojë ta riformatojë atë për të sjellë diçka ndryshe. Kryemadhi theksoi se kryeministri nuk e pranon debatin ballë për ballë me Berishën pasi betejën e ka të humbur.

“Unë kam prej një viti e gjysmë që punoja për një Podcast. Na ra fushata e 6 Marsit. E kam ende projekt. Tani do ta riformatoj. Ishte ideja për 7 minuta duke filluar që me operacionet plastike të famshmet. Po vras mendjen për të bërë diçka tjetër. Në rastin e zotit Rama hapi dhe televizion dhe portal, pavarësisht se ai kontrollon shumë televizione kombëtare. Ai kërkon të bëhet edhe gazetar, edhe kryeministër, edhe piktor, edhe rrobaqepës.

Rama është një kopjac perfekt. Është si puna e atij nxënësit që ai që ka kopjuar merr dhjetën. Rama është një kopjac perfekt që kopjon metodologji. Edhe fjalimet i ka të kopjuar nga njerëzit e tjerët. Ai të veten origjinale ka vetëm mashtrimin dhe fasadën. Në një debat ballë për ballë Rama kurrë nuk do e pranonte me Berishën për shkak se e kishte të humbur”, u shpreh Kryemadhi.

© Panorama.al

Te lidhura