Kur do të përgjigjet Aleksandër Ceferin për mashtrimin që ka bërë me CV-në e tij pak vite më parë? Kjo është pyetja në artikullin e medias sllovene “prava.si” që ngre dyshime të forta dhe vë në qendër të polemikave presidentin e UEFAs, i cili pak ditë më parë fitoi zgjedhjet pa kandidat përballë, duke siguruar një mandat 4-vjeçar Media sllovene deklaron se presidenti i UEFA-s ka mashtruar me CV-në e tij, ndërsa garoi për të marrë drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të futbollit në Europë.

Sipas “Prava.si” Ceferin në letrën drejtuar komtitetit të UEFA-s ka theksuar se ka qenë pjesë e federatës sllovene për pesë vite, kur ishte pjesë e skuadrës NK Olimpija, por kjo nuk rezulton e vërtetë. Kjo faktohet se emri i tij nuk rezulton me asnjë procesverbal të asambleve që janë mbajtur në këtë klub në periudhën 2006- 2011, duke publikuar të gjitha faksimilet në artikull.
INVESTIGIMI- Më tej në artikull shkruhet se është e çuditshme se si shumë media në Slloveni apo në botë nuk kanë shkruar kurrë mbi një gjë të tillë.
“Aleksandër Ceferin është shumë me fat që në mediat sllovene nuk shkruar kurrë asgjë mbi jetën e tij dhe nuk kanë prekur kurrë praktikat e dyshimta të kryera prej tij në kandidaturën e parë për President të UEFA-s”. Në fakt ky artikull është publikuar edhe më herët, kur Luka Pers, gazetari i “Nova24tv” shkroi se Ceferini ka mashtruar me CVnë e tij.
THIRRJE PROKURORISË- ‘Pravi.si’ i bën thirrje prokurorisë që të nisë hetimin në lidhje me rastin e Ceferin: “I dashur publik i interesuar i futbollit botëror. Në median tonë ‘Prava’ do t’ju prezantojmë edhe një herë provat kyçe për rastin e gënjeshtrës nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin. Në CV-në e tij zyrtare në faqet zyrtare të federatës sllovene dhe UEFA-s, shkruhet se ai ka qenë anëtar i bordit drejtues të NK Olimpija/Bezigrad nga viti 2006 deri në vitin 2011.

Sidoqoftë, autori i këtij artikulli zbuloi tashmë më 5 shkurt 2021 se Aleksandër Ceferin gënjen dhe ndoshta provat i ka paraqitur “sipas mënyrës së tij”. Mirëpo, pas marrjes së procesverbalit të Olimpias nga viti 2006 deri në vitin 2011, shpejt e kuptuam se emri i Aleksandër Ceferinit nuk është i shkruar në asnjë letër zyrtare!!! Ku është policia, prokuroria, drejtësia, Ministria e Drejtësisë?!!”, thuhet në artikull.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











