“Pse SPAK nuk po heton Ballukun?!”- Berisha: U paguan 130 mln euro për djegësin e Tiranës dhe s’është vënë asnjë tullë! Ku shkuan 80 mln eurot e “Tigrave” të Belindës?!

Apr 21, 2025 | 9:17

Kryetari i PD-së Sali Berisha shtroi disa pyetje për Prokurorinë e Posaçme. Teksa renditi disa fakte, që që ai i quajti skandale, tha se SPAK nuk po heton Belinda Ballukun për 130 mln euro të inceneratorit të Tiranës, apo 80 mln eurot e anijeve fantazmë, që ai i quajti “tigrat” e Belinda Ballukut.


“Ftoj qytetarët të pyesin SPAK ku kanë shkuar 130 mln euro të djegësit të Tiranës. Të pyesin SPAK pse nuk heton Belinda Ballukun dhe Edi Ramën që kanë paguar 130 mln euro pa vënë asnjë tullë.

Pse nuk është marrë në hetim ose ndjekje asnjëri nga njësia e mbikëqyrjes që kishte detyrën të raportonte për ecurinë e punimeve të djegësit që nuk ekziston.

Të gjitha këto kanë një përgjigje, paratë i mori Edi Rama kryesisht dhe pastaj i ndau me të tjerët.

Të pyetet Skapi ku kanë shkuar 80 mln euro për anijet fantazme,  tigrat e famshëm të Belindës. Pse SPAK nuk heton Ramën dhe Belinda Ballukun për këto para të  vjedhura”, tha Sali Berisha, i cili theksoi se “60 milionë euro të korrupsionit të Llogarasë, i ndanë së bashku me Lubinë”.

Pjese nga fjala e Sali Berishes 

Çështja kundër meje është dëshmi e standardit të dyfishtë të Skapit të partisë që sulmon opozitën pa asnjë fakt, ndërkohë që mbulon një mal të tërë me fakte për vjedhjen dhe korrupsionin qeveritar.

Me këtë rast ftoj çdo qytetar të pyesë Skapin e partisë, pse Taulant Balla është i lirë dhe bën fushatë kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij. Kur ata disponojnë të gjithë dokumentet se ai është anëtar kryesor i grupit kriminal Toyota Yaris, i grupit kriminal të Suel Çelës, i grupit kriminal të Bajrëve.

Ftoj shqiptarët të pyesin Skapin ku kanë shkuar 130 milionë euro të djegësit të Tiranës.

Të pyesin Skapin pse nuk heton Belinda Ballukun dhe Edi Ramën që kanë paguar 130 milionë euro pa vënë asnjë tullë.

Pse nuk është marrë në hetim, ose në ndjekje, asnjëri nga njësia e mbikëqyrjes që kishte detyrë të raportonte çdo muaj për ecurinë e punimeve të djegësit që nuk ekziston.

Të gjitha këto kanë një përgjigje, paratë i mori Edi Rama kryesisht, dhe pastaj i ndau me të tjerë.

Të pyetet Skapi ku kanë shkuar 80 milionë euro për anijet fantazmë, Tigrat e famshëm të Belindës.

Pse Spaki nuk heton Edi Ramën dhe Ballukun për këto para të vjedhura?

Ku kanë shkuar 120 milionë euro të checkup dhe analizat nuk bëhen? Pse nuk hetohet Edi Rama për paratë që i ka dhënë financueses së tij, Vilma Nushi.

Kush mori 60 milionë euro të korrupsionit të tunelit të Llogarasë? I ndanë së bashku me Lubinë, apo i mori Rama kryesisht?

Pse Skapi nuk heton për 110 milionë euro që mori Beketi për shkak të mbylljes nga Edi Rama të Agon Channel.

Po mbi 105 milionë euro humbjet e Air Albania ku kanë shkuar?

Pse nuk hetojnë Edi Ramën që paguan nga paratë tona të gjithë atë luks dhe qejfe personale?

Të dashur qytetarë dhe qytetare, vetëm këto skandale që përmenda, kapin shumën 630 milionë euro të grabitur nga Edi Rama e kompani.

Nuk janë llogaritur këtu 33 milionë euro toka e vjedhur prej tij në Gjipe prej 224 mijë metër katrorë.

Nuk janë llogaritur këtu 38 mijë metër katror që i dha të vëllait duke ua marrë pronarëve tek Rrapi i Treshit.

Nuk janë llogaritur këtu sarajet e Surrelit me themele dy herë më të gjata se vila e diktatorit Enver Hoxha, as dhe parku 8300 metër katrorë.

Këto pyetje presin përgjigje me datën 11 maj nga mbarë qytetarët shqiptarë.

Do marrin përgjigjen më të shkëlqyer nga qytetarët më 11 maj me votën e tyre të lirë.

© Panorama.al

Te lidhura