Erion Veliaj ka argumentuar se nuk paraqiti një parashkrim me shkrimin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij.
Ai theksoi se nuk kishte kohë mjaftueshëm, duke shtuar se në kushtet e izolimit s’i lejohet të mbajë laptop.
“Ti thuash dikujt që me letër e me laps, për pak orë, pa dije të plotë se çfarë do të diskutohej cili është krimi që kam bërë, për çfarë mungese bëhej fjalë”, deklaroi ai.
Relatorja e çështjes: Në letrën që kryetari i ka dërguar Këshillit Bashkiak, i thotë që jam informuar nga mediat në lidhje me mbledhjen dhe për çfarë do të mblidhej, ndërkohë nga mediat mësoj se flitej për shkarkimin tuaj. Vetëm mbi këto baza nuk menduat se mund të paraqitni parashkrim me shkrim, vetëm nga ato që kishit dëgjuar nga mediat?
Erion Veliaj: Siç e dini në kushtet e izolimit nuk lejohet as laptop, edhe në rastin tim konkret kam një USB që e mbajnë avokatët, unë nuk e hap dot.
Relatorja e çështjes: Nuk kishit kohë?
Erion Veliaj: Koha e pamjaftueshme. Së pari, e iniciova unë këtë procedurë, duhet të ishte Këshilli që të më ftonte.
Së dyti sekretari duhet të merrte një vendim të Këshillit për të lejuar kryetarin e bashkisë të merrte pjesë.
Së treti, duhet t’i shkruaja drejtorisë së Burgjeve të më shoqëronte.
Ti thuash dikujt që me letër e me laps, për pak orë, pa dije të plotë se çfarë do të diskutohej cili është krimi që kam bërë, për çfarë mungese bëhej fjalë.
Kërkesa e parë është bërë 15 ditë mbasi u arrestova. Këshilli Bashkiak ishte mësuar që unë nuk merrja një ditë pushim.
© Panorama.al











