PS nuk dorëzoi Ballukun, Berisha: S’ka ndodhur asnjëherë më parë të refuzohet heqja e imunitetit të ministrit! Rama ka vendosur një standard të rrezikshëm, shumëzoi me zero drejtësinë

Mar 16, 2026 | 14:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sërish pengesën që maxhoranca socialiste i bëri drejtësisë javën e kaluar në Kuvend, duke mos i hequr imunitetin e deputetes Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkoi arrestimin.

sali berishaaa

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që të refuzohet heqja e imunitetit të një ministri, duke përmendur rastet e mëparshme të anëtarëve të kabinetit qeveritar, të cilët pasi janë vënë në akuzë, kanë dhënë vetë dorëheqjen.

Sipas Berishës, me këtë mbrojtje që Rama i bëri Ballukut, iu tha qytetarëve se ai dhe ministrat e tij janë mbi ligjin. Berisha tha se me këtë hap, ai po tenton të krijojë një precedent të rrezikshëm dhe po shumëzon me zero drejtësinë.

“Gjendja, asgjësimi i parlamentit, drejtësisë janë hapat të cilat ndërmori gjatë këtyre muajve për të përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij. E vërteta është se sot opozita është e vetmja shpresë, dhe sot më shumë se kurrë kërkohet mobilizimi dhe angazhimi i saj me të gjithë potencialet e mundësitë, burimet e qytetarët. Sot opozita duhet të angazhohet në një dialog intensiv, deputetët të angazhohen në dialog intensiv me zgjedhësit e tyre. Ata që e kanë votuar dhe ata që s’e kanë votuar sepse angazhimi dhe përgjegjësia qytetare ndaj kësaj gjendjeje dramatike të krijuar është rrugëzgjidhja e vetme.

Nuk besoj se mund të ketë shqiptarë që të gjejnë motive që ta pengojnë për t’u ngritur në revoltë kundër kësaj qeverie, kundër Edi Ramës për interesa personale i mbylli dyert Evropës, mbyllje që cdo kohë që kalon bëhet më e rëndë për t’u zgjidhur.

BE gjatë këtyre viteve ka parë shumë zhvillime në vendet ish komuniste por nuk ka pasur kurrë një rast të tillë. T’u rikujtojmë çdo shqiptari se nuk ka ndodhur të refuzohet ndonjëherë heqja e imunitetit të ministrave. Vetëm në 2009-2011 janë hequr dy ministra dhe zv kryeministrit, i kanë dorëzuar vetë.

Nuk ka pasur asnjë diskutim e komenti. Ai dha dorëheqjen dhe do shkojë të Prokurori. Ka vendosur një standard të rrezikshëm për vendin, në të cilën thotë haptas se ai dhe ministrat e tij janë mbi ligjin. Shumëzon si kurrë më parë drejtësinë me zero. E bën këtë në një kohë kur nuk ka qytetarë që miraton një akt të tillë.”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura