Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj paralajmëroi se nesër së bashku me kolegun Erald Kapri do dorëzojë një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i ka refuzuar kërkesën për të pasur dosjen 16 mijë të Belinda Ballukut.
Shehaj thekson se Balluku ka dy muaj që mbron Ballukun dhe nga ana tjetër sulmon drejtësinë dhe SPAK.
Balluku sipas tij duhet të kishte dhënë dorëheqje sipas tij, që kur SPAK kërkoi heqjen e imunitetit.
Shehaj: Ka një tentativë për ta mbrojtur. Ka disa muaj që diskutohet. Fillimisht për pezullimin dhe tani flitet për heqjen e imunitetit. PS nuk ka ndërmend të lejojë arrestimin e Ballukut. PS ka dy muaj që e mbron Belinda Ballukun. E bën çdo ditë me sulmet e Ramës dhe ministrave ndaj drejtësisë. Përditë sulmojnë SPAK dhe drejtësinë. E mbrojti kur erdhi dosja me 16 mijë faqe në parlament. deputetët duhet të vihen në dijeni, para se të votojnë,. Kemi bërë disa kërkesa na jepni dosjen. Na është mohuar nga kryetari i Kuvendit. Nesër dorëzojmë kërkesën në GJK për këtë shkeljet kushtetutës. Nuk e nxjerrin dosjen se kanë frikë nga provat që janë aty.
Ka një hetim nga SPAK që po heton shembjen e urës si pasojë e marrjes së inerteve në lumë. Nuk ka një marrje përgjegjësie. Kanë dalë përgjimet e Ballukut ku ndahen tenderët, nuk ka asnjë marrje përgjegjësie. Askush nuk largohet, dhe jo më të mbajnë përgjegjësi për shëmbjen e urës, ku Rama thotë urat shemben kudo.
© Panorama.al












