PS dhe PD bashkojnë votat për kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Rregullator në KQZ! Kalon Nano, Ristani

Nov 6, 2025 | 12:07

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë bashkuar votat dhe kanë votuar në Parlament për kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

nano

Me 116 vota pro, 2 abstenime dhe 2 kunder deputetet votuan kryetaren Ilirjana Nano nga Partia Socialaiste.

ristani

Nderkohe deputetet kane votuar edhe anëtarin Arben Ristani, përfaqësuesin e Partise Demokratike ne kete komision.
skenderi

Po ashtu me shumicë votash nga PS dhe PD ka kaluar edhe emri i socialistit Bledar Skënderi, ai mori 113 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kunder.

vukaj

Me 112 vota pro, 3 abstenime dhe 6 kundër u votua edhe kandidatura e Helga Vukajt, si anetare e Komisionit Rregullator te Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfaqësuese e PD.

caka

116 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër mori edhe kandidatura tjeter e Dritan Cakës, si anëtar i Komisionit Rregullator ne KQZ si përfaqësues i PS.

© Panorama.al

Te lidhura