Protesta e opozitës, reagon delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë: Të gjithë kanë të drejtën e lirë të tubimit paqësor, përdorimi i dhunës nuk justifikohet!

Mar 24, 2026 | 15:03

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për protestën e fundit kombëtare të opozitës, të mbajtur pasditen e së dielës, më 22 mars.

BE Shqiperi flamujt

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarit të News24, Ergys Gjençaj, delegacioni thekson se të gjithë kanë të drejtën e lirisë së tubimit paqësor, por shton se dhuna nuk justifikohet dhe se opozita duhet të distancohet prej saj.

BE thotë se opozita duhet të luajë rolin e saj të rëndësishëm që ka në parlament, veçanërisht në raport me reformat që kërkohen për anëtarësim.

“Delegacioni i BE-së në Tiranë rithekson se të gjithë kanë të drejtën e lirisë së tubimit paqësor, siç parashikohet në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së. Përdorimi i dhunës nuk mund të justifikohet për asnjë arsye dhe të gjithë aktorët duhet të distancohen prej saj.

Delegacioni i BE-së rikujton se opozita ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në parlament dhe në jetën demokratike të vendit, përfshirë dhe veçanërisht në kontekstin e reformave themelore”, thuhet në reagim.

© Panorama.al

Te lidhura