Premier Liga, “Opta” bën parashikimin e renditjes finale/ Ja çfarë thotë superkompjuteri për kampionatin

Feb 16, 2026 | 16:15

Edhe një herë tjetër, superkompjuteri i “Opta Analyst”-it ka publikuar parashikimin e përditësuar për renditjen finale të Premier Leagues 2025/26 ku kampionati po shkon drejt fundit. Arsenali aktualisht kryeson kampionatin me 57 pikë pas 26 ndeshjesh. Edhe pse pësuan barazimin e radhës me Brentfordin, sipas parashikimit të fundit, “Topçinjtë” janë ende favoritë për të dalë kampionë.

PREMIER LIGE

Ata tashmë kanë rreth 85.2% gjasa për ta fituar titullin kampion të futbollit anglez për këtë edicion. Ndërsa, sipas projeksionit, do të arrijnë kuotën e 81 pikëve në fund, sipas “Givemesport”. Mançester Siti shihet si rivali kryesor i Arsenalit, me 25.6% për të fituar titullin dhe 62.0% për t’u renditur në vendin e dytë, teksa projeksioni e sheh me 75 pikë pas javës finale. Ndërkaq, surpriza e sezonit, gjithmonë sipas Opta-s do të jetë Aston Vila, e cila ka 47.7% që të përfundoj në vendin e tretë në tabelë. Mançester Junaitid dhe Çelsi janë të përfshirë në një betejë të hapur për një vend në katërshen e parë.

Të dyja skuadrat kanë përqindje të ngjashme për të përfunduar në vendin e katërt, ndërsa një skenar i mundshëm është që ta mbyllin sezonin në vendin e pestë. Interesant është edhe parashikimi për skuadrën e Liverpulit, ku parashikohet që kampioni në fuqi të mbetet jashtë Champions League, pasi do të përfundojë në vendin e gjashtë.

Në pjesën e poshtme të renditjes, situata duket pak më dramatike. Uolves konsiderohet si skuadra me gjasat më të mëdha për ta mbyllur sezonin në vendin e fundit, me 85.3%. Dy skuadrat e tjera që pritet të largohen nga elita e futbollit anglez, sipas “Opta”-s, janë Bërnli dhe Uest Hemi, kurse Notingem Foresti dhe Totenhemi do të shpëtojnë nga rënia në Championship.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura