Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ironizuar sërish teoritë konspirative që qarkullojnë për vdekjen e tij, përmes një videoje të publikuar së fundmi.
Në pamjet e shpërndara, Netanyahu shfaqet në zyrën e tij së bashku me ambasadorin amerikan në Izrael, Mike Huckabee. Ky i fundit, me humor, i thotë se presidenti i SHBA-së Donald Trump e kishte dërguar për t’u siguruar që ai ishte mirë.
“Po, Mike, jam gjallë”, përgjigjet Netanyahu, duke vijuar me tone ironike.
Crossing names off the list is good – doing it shoulder to shoulder with our American friends is even better.
Good to see Ambassador @GovMikeHuckabee. Always a pleasure.
🇮🇱🇺🇸 pic.twitter.com/FZrZN03IZI
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) March 17, 2026
Në vazhdim, kryeministri izraelit komentoi edhe pretendimet në rrjetet sociale, sipas të cilave videot e tij të fundit ishin krijuar me inteligjencë artificiale. “Përshëndetemi me pesë gishta në secilën dorë”, tha ai me ironi, duke iu referuar këtyre pretendimeve.












