Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po ushtron presion mbi drejtësinë për të mbrojtur Belinda Ballukun të përfshirë në afera korruptive.
Sipas tij, kjo lidhet “me frikën dhe vetëmbrojtjen politike të Edi Ramës”, pasi përgjegjësia për këto afera, sipas deputetit, i takon drejtpërdrejt atij.
Balliu theksoi se më këtë pushtet nuk ka vend për dialog, por për përballje, dhe bëri thirrje për protestë të bashkuar më 22 dhjetor.
Reagimi i plotë:
Një rast pothuajse i paprecedentë, ku kryeministri përdor gjithë pushtetin për të ushtruar presion mbi drejtësinë, me synimin mbrojtjen e një zyrtareje të përfshirë në afera korruptive dhe nën hetim.
Kjo nuk buron nga besnikëria ndaj Belinda Ballukut, por nga frika dhe vetëmbrojtja politike, pasi pas aferave të saj qëndron përgjegjësia direkte e Edi Ramës.
Për këtë arsye, pushteti ka nisur një ofensivë të hapur ndaj sistemit të drejtësisë, duke cenuar ndarjen e pushteteve, ndërsa në prapaskenë Rama përpiqet ta neutralizojë politikisht Ballukun, nga frika se ajo mund të zbulojë të vërtetën.
Me këtë pushtet nuk mund të ketë diskutim, por vetëm përballje. Më datë 22, të bashkuar në protestë.
© Panorama.al












