Peqin, shpallet fituesi i gjelave të detit

Dec 17, 2011 | 12:02

PEQIN- Fshati Përparim i komunës Pajovë vazhdon të ruajë traditën e panairit të gjelave të detit.

Për të tetin vit radhazi ky panair zhvillohet në këtë fshat, ku në oborrin e shkollës së fshatit kanë parakaluar 36 tufa gjela deti, të përbërë nga 20 mijë krerë, të cilët rriten dhe mbarështohen nga fermerët e zonës.

Në këtë panair ka marrë pjesë ministri i Bujqësisë, Genc Ruli. Sipas traditës, gjelat e detit kanë parakaluar në fushë e më pas ka nisur dyluftimi mes tyre. Gjeli më i fortë për këtë vit ka qenë ai i fermerit nga Ahmet Rexha, i cili ka më shumë se 20 vjet që mbarështon gjelin e detit.

© Panorama.al

Te lidhura