Pasi iu bllokuan 2 milion euro pasuri, Arbër Muçës i sekuestrohet edhe Lamborghini! U modifikua në fabrikën Mansory dhe u fut Shqipëri nga Dubai, u fsheh nëpërmjet…

Jul 14, 2025 | 13:04

Prokuroria e Fierit, pasi iu bllokua 2 milionë euro pasuri rreth një vit më parë, i ka sekuestruar shtetasit Arbër Muça edhe një “Lamborghini Urus Mansory”.

Arbër Muça & Lamborghini i sekuestruar
Arbër Muça & Lamborghini i sekuestruar

37-vjeçari akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe dyshohet se pasuritë e tij rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Automjeti luksoz u sekuestrua me vendimin e datës 10 Korrik 2025 dhe rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është sjellë në Shqipëri nga Dubai, duke u fshehur nëpërmjet personave të tretë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Dyshime se kanë prejardhje nga veprimtaria kriminale, Prokuroria e Fierit sekuestron pasuri të tjera të shtetasit A.M. të cilit një vit më parë ju bllokuan 2 mln euro

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në vijim të hetimeve në procedimin penal nr.1162, datë 15.10.2020 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, sekuestroi automjetin tip ‘Lamborgini Urus Mansory’, të shtetasit A.M.

Kjo prokurori ka regjistruar kryesisht procedimin pasuror nr.3 të vitit 2024, mbështetur në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe sekuestrimi i makinës luksoze erdhi një vit pas sekuestrimeve të mëparshme ndaj pasurive të luajtshme (automjete, bizhuteri dhe vlera monetare) dhe paluajtshme me vlerë rreth 2 milion Euro të shtetasit A.M.

Automjeti luksoz u sekuestrua me vendimin e datës 10.07.2025 dhe rezulton të jetë modifikuar nga fabrika Mansory dhe është sjellë në Shqipëri nga Dubai, duke u fshehur nëpërmjet personave të tretë.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.

Pasuritë rreth 2 mln euro të sekuestruara 1 vit më parë:

Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 2281m2,

Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe 4550m2.

Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 200 m2.

Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210 m2.

Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210m2.

Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe prej 210m2 .

Pasuria e llojit “Njësi” 2-kate.

Pasuria e llojit “Njësi” me sipërfaqe 100 m2.

Pasuria e llojit “Apartament” nr. 41 (3+1), me sipërfaqe totale 127.4.

Pasuria e llojit “Vendparkimin nr.29” në katin -1, prej 30.14 m2.

Automjetit i markës të markës “Lamborghini”, modeli “Urus”, vitë prodhimi 2018.

Automjeti i markës “Mercedes-Benz”, modeli “G- 63 AMG”, vit prodhimi 2020.

Automjeti i markës “Volksëagen”, model “Touran” vit prodhimi 2013.

Automjeti i markës “BMË”, modeli “X5” 3.0d, vitë prodhim 2007.

Automjet i markës “Audi”, model “S-8”, vit prodhimi 2021.

Automjeti i markës “Audi”, model “RS-Q8”, vit prodhimi 2021.

Automjeti i markës “Mitsubishi”, model “L200”, vit prodhimi 2014.

Automjeti i markës “Mercedes Benz”, modeli “C220CDI”, vit prodhim 2001.

Automjeti i markës “BMË”, modeli “ X5”, vit prodhim 2014.

Automjeti i markës “KIA”, modeli “Carnival” , vit prodhim 2000.

Automjeti i markës “Audi”, model “Q7”, vit prodhimi 2016.

Automjeti i markës “KIA”, modeli “Carnival”, vit prodhim 2000.

Autobus i markës “Neoplan”, model “N515/3SHDHC”, vit prodhimi 2003.

Llogari bankare në vlerën rreth 120.000 Euro.

Sende të çmuara me vlera të konsiderueshme.

Pasuritë e mësipërme janë një pjesë e pasurive që janë arritur të ekzekutohen nga policia gjyqësore pasi vijon puna për ekzekutimin e sekuestrimit të sendeve të tjera të cilat janë objekt i sekuestros.

Po ashtu, në funksion të procedimit penal nr. 1162, të vitit 2020, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenin 287 i Kodit Penal, mbi bazën e kërkesës së organit të akuzës dhe vendimit të Gjykatës të datës 11.06.2024, është lejuar kontrolli i banesës apo ambjenteve të personave objekt i hetimeve. Gjatë kontrollit janë sekuestruar:

– Një automjet “Ferrari”, model California, me vlerë rreth 130.000 Euro.

– Ora të markës “Rolex”, si dhe bizhuteri dhe sende të tjera të çmuara me vlera të konsiderueshme.

© Panorama.al

Te lidhura