TIRANË- Ish deputeti i PS-së, Elmas Sherifi ka njoftuar sot krijimin e partisë së re, që sipas tij do të bëjë plotësimin e boshllëkut të politikës.
Gjatë një komunikimi me mediat, Sherifi ka deklaruar se ka pasur oferta të vazhdueshme nga kreu i PS-së, Edi Rama, por ka vendosur të krijojë një tjetër parti pa një filozofi të caktuar, si kusht për mosndarjen klasore.
“Partia jonë e re nuk do të ketë një filozofi të caktuar, pasi ndarja në filozofi kanë çuar në ndarje klasore. Ne do jemi parti institucionale. Theksoj se kam pasur oferta të vazhdueshme nga Edi Rama, por krijimi i partisë është një hap më i mirë”- tha Sherifi.











