Paralajmërim i OBSH për Lindjen e Mesme: Sulmet ndaj objekteve bërthamore e çojnë luftën në një fazë të rrezikshme

Mar 22, 2026 | 17:11

Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në një “fazë të rrezikshme”, ndërsa sulmet pranë objekteve bërthamore të Iranit dhe Izraelit janë shtuar, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

impiant berthamor

“Sulmet ndaj objekteve bërthamore përbëjnë një kërcënim në rritje për shëndetin publik dhe sigurinë mjedisore,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në platformën X.

Ai bëri thirrje urgjente që “të gjitha palët të tregojnë vetëkontroll maksimal ushtarak dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë aksidente bërthamore.”

© Panorama.al

Te lidhura