5 Korrik, 2022

Zyrtarisht të martuar! Heidi Lushtaku dhe partneri i saj i japin fund beqarisë


Pak javë pasi zbuloi se është bërë nënë për herë të parë modelja Heidi Lushtaku ka zbuluar se i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me futbollistin Merih Demiral.

Nuk bëhet fjalë për foto e ceremoni, por Heidi ka bërë disa ndryshime në Bio-n e saj të Instagramit.  Ajo ka shkruar aty “Nënë e martuar” e po ashtu ka vendosur edhe mbiemrin e partnerit duke shkruar “Heidi Demiral”.

Mesa duket çifti i njohur nuk ka organizuar dasmë, por thjesht procedurat ligjore.

Modelja e njohur i surprizoi para pak javësh ndjekësit e saj pasi zbuloi se është bërë nënë për herë të parë.  Modelja ndau në Instagram disa foto, ku në njërën prej tyre shihej me partnerin dhe të birin teksa ka shkruar: “Ti ishe sekreti ynë më i bukur. Gëzuar 1 mujorin e lindjes”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Heidi Demiral (@heidilushtaku_)

Ajo se i kanë vendosur djalit emrin: Kaïs Ömer. Kaïs Ömer është emër me origjinë arabe dhe Kaïs do të thotë mençuri ndërsa Ömer nga arabishtja do të thotë “jetëgjatë”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Heidi Demiral (@heidilushtaku_)

 Futbollisti është 8 vite më i vogël se ajo dhe thuhet se Heidi dhe Merih janë takuar në Zvicër ku kanë darkuar me miqtë e tyre. Aty kanë rënë në dashuri dhe formuan tashmë një familje të bukur.

Romanca publike e fundit e modeles ishte ajo me boksierin Robin Krasniqi. Ish-çifti i dhanë fund papritur i kanë lidhjes së tyre të bukur 4-vjeçare në prag të ceremonisë martesore.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Heidi Demiral (@heidilushtaku_)

© Panoramaplus.al