Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka mbërritur mbrëmjen e ndjeshme në Prishtinë, pasi është pjesë e “Sunny Hill Festival”.

Nga postimet në rrjetet sociale, kuptohet që Dua-n e ka shoqëruar edhe dashuri i ri i saj, Anwar Hadid, i cili viziton Kosovën për herë të parë.

Në një video të publikuar në “Instastpry” nga Lipa, Anwar shfaqet duke luajtur me vëllain e këngëtares, Gjin Lipa, pasi janë akomoduar në hotel.

Pavarësisht se Dua dhe Anwar nuk kanë shumë kohë bashkë, ai paska një marrëdhënie të ngushtë me vëllain e partneres së tij.

“Sunny Hill Festival” starton ditën e sotme dhe e ftuara speciale e mbrëmjes është Miley Cyrus.

Ndërkohë kujtojmë se vitin e kaluar Dua Lipa ka qenë e shoqëruar me ish-të dashurin e saj, Isaac Carew, i cili publikoi në “Instagram” një foto me flamurin shqiptar.
© Panoramaplus.al
