17 Gusht, 2023

“Zoti të sprovon…”- Çfarë ndodhi? Këngëtari i njohur shqiptar përfundon në spital: S’të duhet më asgjë po thjesht shëndeti i mirë


Këngëtari i njohur shqiptar, Skerdi Diago ka përfunduar në spital dhe lajmin e ka ndarë vetë ai me anë të disa fotove të postuara në Instagram.

Ai publikoi disa foto në InstaStory ku duket qartë që artisti ndodhet në ambjentet e brendshme të një spitali.

Ndërsa përmes një shkrimi artisti i ka këshilluar fansat e tij që të mos të ankohen kur në jetë nuk u plotëson disa gjëra sepse sipas tij ajo të sjell gjëra më me rëndësi për tu shqetësuar.

Mos u ankoni nëse nuk keni diçka që s’po e shijoni për momentin ose nuk po ju plotësohet se jeta ka shumë gjëra më me rëndësi për tu shqetësuar…. Mos ikini mbas kërkesave luksoze të kësaj jete sepse Zoti të sprovon në një mënyrë që s’të duhet më asgjë po thjesht shëndeti i mirë”, ka shkruar Skerdi në InstaStory.

Megjithatë nuk dihet se çfarë mund ti ketë ndodhur këngëtarit që ka përfunduar në spital, nëse është vetë ai i shtruar në urgjencë apo ndonjë person i zemrës.

© Panoramaplus.al