Moderatori i njohur shqiptar, Dorin Ramaliu dhe partnerja e tij janë bërë prindër për herë të dytë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.
Teksa ka postuar në InstaStory disa foto së bashku me partneren dhe të voglën e tyre, moderatori i “Fiks Fare”, ka treguar që zoti i ka bekuar me një vajzë të cilën çifti ia kanë vënë emrin, Ajmi.
Gjithashtu krahas fotove ai ka bërë edhe bjë shkrim të veçantë: “Zoti na bekoi për herë të dytë me një dashuri kaq të ëmbël sa ty Ajmi”.

Në fotot e publikuara së bashku me djalin e tyre 1-vjeçar ata dukeshin shumë të lumtur për ardhjen në jetë të voglës së tyre.


Kujtojmë që dy vite më parë Doriani i dha fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë lidhjen e tij disa vjeçare me partneren e tij Iva Vaqarri, ndërsa një vit më parë dyshja u bënë prindër për herë të parë të një djali të cilin ata e pagëzuan me emrin Boris.
© Panoramaplus.al

