9 Shtator, 2022

Zi për Mbretëreshën/ Charles dhe bashkëshortja e tij të emocionuar, përshëndeten me mijëra qytetarë jashtë Pallatit Buckingham (VIDEO)


Charles III dhe bashkëshortja mbretëresha Camilla janë parë sot duke përshëndetur mijëra dashamirës të mbledhur jashtë Pallatit Buckingham për të mbajtur zi për Mbretëreshën Elizabeth, e cila u ndaj dje nga jeta në moshën 96-vjeçare.

mbreti

Mbreti Charles i Britanisë do t’i drejtohet kombit të trishtuar pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, që qëndroi për shtatë dekada në fron. Mbretëria është në periudhë zie kombëtare për monarken e vetme që ka njohur ndonjëherë shumica e britanikëve.

Mbreti Charles, që nxitoi të enjten për të qenë në krah të mbretëreshës në shtëpinë e saj në Skoci, u kthye të premten në Londër me gruan e tij Camilla, tani Mbretëresha Bashkëshorte. Ai do të takohet me kryeministren Liz Truss dhe do të mbajë një fjalim televiziv para kombit.

Gjithë bota po dërgon ngushëllime për vdekjen e mbretëreshës, monarkes më jetëgjatë të Britanisë dhe një figurë qendrore në skenën botërore për 70 vjet.

 


View this post on Instagram

A post shared by Daily Mail (@dailymail)

© Panoramaplus.al