29 Korrik, 2020

Zi në familjen e Shkëlzen Jetishit, këngëtari humb njeriun e shtrenjtë


Babai i këngëtarit të njohur, Shkëlzen Jetishit është ndarë sot nga jeta.

Lajmi u dha nga vetë këngëtari me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Shkëlzen Jetishi postoi një foto me të atin e ndjerë dhe shkroi: “Sot u nda nga jeta babai ynë Sokol Jetishi.”

Sokol Jetishi u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Ndërkohë kolegë, familjarë dhe fansa të këngëtarit i kanë shprehur ngushëllimet këngëtarit.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al