Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka ndarë një lajm të dhimbshëm me ndjekësit e tij.
Ai njoftoi se vëllai i tij, Shefki Fejzullahu ka ndërruar jetë.

Këngëtari postoi një foto duke përqafuar vëllain e tij të ndjerë dhe i dedikoi fjalët prekëse.
“Shkove shpejtë abej! Do të më mungosh shumë. Të Zotit jemi, tek ai do të kthehemi! Shpirti yt u bëftë dritë,”- shkroi Sabri Fejzullahu.

Gjithashtu edhe këngëtari, Ermal Fejzullahu shprehu ngushëllimet për humbjen e xhaxhit të tij në një postim në Instagram.
“U prehsh në paqe xhaxhai im, Shefki Fejzullahu,”- shkroi ai.
/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al

