Motrat Vjollca kanë treguar në rrjete sociale se kanë filluar pushimet familjarisht. Ato janë organizuar së bashku me partnerët e tyre, motrën tjetër, mbesën, madje edhe mamanë, duke bërë pushime dimri në Austri.

Motrat Vjollca, si gjithmonë superseksi dhe në superformë, kanë postuar shumë video dhe foto nga momentet e tyre të pushimit, nga skiimi dhe darkat së bashku. Më pas, Luana është shkëputur nga pjesa tjetër e famijes dhe po bën pushime në Maldive, në vendin aq shumë të pëlqyer nga çiftet e dashuruara.

Duke qenë larg dhe duke dashur që të ngacmojnë njëra-tjetrën, Marina nuk ia ka kursyer të motrës komentet dhe ngacmimet. Këto komente bëhen akoma edhe më pikante, te fotot seksi në bikini që Luana ka publikuar për kënaqësinë e ndjekësve të saj, të cilët, siç dihet, janë të shumtë.

Poshtënjë fotoje nga momentet e skiimit, Marina i drejtohet me këto fjalë Luanës: “Jam penduar në shpirt si nuk ta zhyta kokën në borë”. Më pas, komentet kanë vijuar në fotot e përkryera që Luana ka publikuar në Maldive, ku shfaqet me linjat e saj superseksi në bikini.

Marina i thotë të motrës: “E teprove mooooj!” Natyrisht, nëse je në stinën e dimrit, se si të duket lakuriqësia e plazhit… Më pas, Luana, e cila nuk ndalon së postuari fotot e saj seksi, është komentuar në një të tillë nga e motra me këto fjalë: “Ty të hëngërt peshkaqeni më mirë”.

Luana siç dihet është në ditët e saj më të mira në aspektin profesional. Kjo sepse programi i saj “Shiko kush luan” po shkon shumë mirë. Po ashtu, ajo ka vijuar me këngët dhe klipet e reja si dhe me koncerte.
Një kulminacion i karrierës së saj si këngëtare ka qenë koncerti me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, dhënë në Zvicër, ku Luana iu bashkëngjit në një koncert madhështor, grupit “Threedots”, të cilët siç dihet janë në kulmin e suksesit të tyre. Dhe të bësh koncerte me këngëtarët më të suksesshëm të momentit është një zgjedhje mjaft e zgjuar. Dhe në fakt, që Luana ka aftësi shumë të mira për të bërë zgjedhje të zgjuara, ka kohë që po na e vërteton.

Një tjetër zgjedhje e zgjuar e saj është edhe biznesi i ri që ka nisur. Ajo po shet me anë të një dyqani online fustane me modelet që ajo vesh në programin e saj. Ky biznes ka filluar të rritet dhe me siguri edhe fitimet gjithashtu. Me fjalë të tjera, Luana ka treguar se është një vajzë e talentuar dhe mjaft e zgjuar, e cila ka ditur se çfarë drejtimi t’u japë gjërave të rëndësishme të jetës së saj.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
