Olsi Bylyku u bë i njohur për publikun shqiptar kur u shfaq si aktor në spektaklin e humorit “Portokalli”. Me rolet e tij interesante, ai fitoi shumë shpejt zemrat e të gjithëve.

Pasi mori pak famë, ai u largua nga “Top Channel” për të kaluar në “Tv Klan”. Aty ai bashkëpunon me dy ish-aktorët e tjerë të “Portokalli”-së, Bes Kallaku dhe Erion Isai.
Ata shfaqen çdo të diel në “Be Cafffe”, e pikërisht në këtë program Olsit i kanë bërë një video të fshehtë.

Ata ishin gati të tre të bënin reklamën e një pijeje alkoolike e në fund do të merrnin zarfet me para si shpërblim për punën e tyre.
Sapo i hapën Erioni dhe Besi mbetën tepër të kënaqur duke fituar nga 500 euro secili. Ndërkohë që Olsi u mërzit, pasi në zarfin e tij pa vetëm 50 euro.
“Kjo reklamë nuk del. Nuk ka shanse. Është ofendim. Unë jap dorëheqjen nesër në Klan!” u shpreh ai i irrituar.
Pasi kolegët e lanë pak çaste të shfryhej, madje i ofruan edhe paratë e tyre që t’i ndanin përgjysmë, Olsi më në fund e kuptoi se kishte rënë pre e një loje.

